Ora News – Financat e vendorëve, Çuçi: Rrisni të ardhurat, mos prisni nga buxheti

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri për Çështjet e Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, i bëri thirrje drejtuesve të Bashkive që të përmirësojnë mbledhjen e të ardhurave në mënyrë që të mos presin vetëm nga buxheti i shtetit në një kohë që në tetë muaj zënë pjesën më të madhe të gropës në buxhet me rreth 4.5 miliard lekë.Duke folur në një aktivitet për decentralizimin e njësive vendore, Ministri Çuçi paralajmëroi se në bazë të ligjit të ri financat e Bashkive do përcaktohen me formulë fikse në bazë të rritjes ekonomike.
Bashkitë duhet të rrisin nivelin e mbledhjes së të ardhurave.Gjatë diskutimit të ligjit për decentralizimin, Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, tha se çdo Bashki duhet të ndjekë politika që të ardhurat ti krijoje nga burimet dhe resurset që ka territori i saj.
Ky apel vjen kur për 8 muajt e parë të këtij viti pushteti vendor ka krijuar gropën më të madhe të mosrealizimit në buxhet, me rreth 4.5 miliard lekë.
Çuçi: Së pari me ligjin e financave vendore ne përfundimisht do të përcaktojmë masën e grantit të pakushtëzuar që destinohej për qeverisjen vendore si raport të të ardhurave të përgjithshme në Shqipëri. Pra do vendoset me ligj dhe nuk do të jetë e negociueshme vit pas viti ashtu siç ka qenë deri vjet, që në cdo vit buxhetor kuvendit negocionte sesa do të jetë shumë e parave që do të cojë në bashki. Ne do të vendosim me ligj që kjo do të jetë si % e të ardhurave të përgjithshme. Që do të thotë në rast të rritjes ekonomike të Shqipërisë do pasqyrohen menjëherë në rritjen e buxhetit të bashkive. Apo në rast të rritjes së inflacioneve të pasqyrohet në raport të buxheteve vendore. Sepse jo pak herë ka ndodhur që edhe kur ka pasur rritje ekonomike Shqipëria blloku i grantit të pakushtëzuar që i shpërndahej bashkive ishte i njëjtë si një vit më parë. Apo edhe kur inflacioni pëson ndryshimet e veta kjo nuk pasqyrohej në sasinë e parave të grantit të pakushtëzuar që i çohej bashkisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cuci-kuvendi-nuk-do-te-negocioje-me-buxhetin-e-bashkive/

Share This Video


Download

  
Report form