Ora News – Kërkesë në Kuvend, PD kërkon referendum: “Zero import plehrash”

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parti Demokratike ndërmerr nismën për referendum për çështjen e plehrave.Vendimin e marrë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, e komunikoi për mediat kreu i PD, Lulzim Basha.
Ironizon Rama: Luli kapi flamurin e luftës me rrezikun imagjinar
I pyetur nga gazetarët nëse pati debate brenda grupit rreth këtij qëndrimi, Basha u shpreh: ?Patëm debat siç kemi gjithmonë debat sepse përdryshe kthehet në recitim të kryetarit, nuk ka recitim. Patëm një debat, një diskutim dhe një vendim unanim. Siç janë gjithë vendimet tona, pasi bëhet debati merret unanimisht vendimi. Kemi një vendim unanim, pa asnjë votë kundër?.
Basha: Vendimi i parë për të dërguar kërkesën në Kuvend nga grupi parlametar i PD për një referendum me qëllim ndalimin e plotë të importit të plehrave. Konteksti në të cilin e kërkojmë këtë është konteksti ku vullneti popullor iu mohua me pretekstin se ligji do të anullohej. Ligji u anullua, referendumi i anullua si rezultat i anullimit të ligjit.Sot qytetarët nuk kanë zërin e tyre, zërin e tyre e ka zëvendësuar Edi Rama me një tufë mafiozësh të plehrave që duan të sjellin helmet këtu. E para është rikthimi i zërit të qytetarëve jo vetëm për çështjen e plehrave por çdo çështje tjetër. Në këtë referendum PD vjen me një propozim të qartë, zero import plehrash.Ndaj kërkesa jonë për referendum ka sot mbështetjen unanime të grupit parlamentar. Do ti parashtrohet Kuvendit në kohën më të shkurtër me qëllim që qytetarëve shqiptarë t?u kthehet zëri dhe vendimarrja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-kerkon-referendum-zero-import-plehrash/

Share This Video


Download

  
Report form