Ora News – Domate apo Kanabis? Përgjigjet ministri i Bujqësisë

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i ka cilësuar të pavërteta akuzat e opozitës lidhur me faktin se fermerët në vend të perimeve po kultivojnë kanabis.
I ftuar në emisionin ?Ekopolitikë? të gazetares Aurora Sulçe, Panariti tha se në fushat e Shqipërisë nuk mbillet kanabis.
Ai tha se ky është një aktivitet i paligjshëm që nuk i takon bujqësisë dhe i përqënduar kryesisht në zona të maskuara, kullosore apo pyjore.
Pjesë nga intervista
Sulçe: Sa qëndron një akuzë e tillë? Domate apo kanabis?
Panariti: Unë nuk shikoj absolutisht asnjë llogjikë, asnjë lidhje mes kanabisit dhe bujqësisë. Kanabisi, kultivimi i drogave nuk i takon bujqësisë, i takon një aktiviteti të paligjshëm që nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri por në shumë vende të tjera dhe është subjekt i organeve përkatëse të cilat merren me luftën kundër drogave dhe bimëve të paligjshme që përbëjnë dhe bazën e prodhimit dhe shpërndarjes së këtyre drogave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministri-panariti-ne-ekopolitike-per-bujqesine/

Share This Video


Download

  
Report form