Ora News – Raporti i KLSH, Prokuroria shkresë BSH për kartmonedhat e vjetra

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njësia task-forc e Prokurorisë së Tiranës i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë t?i vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin për periudhën 2010-2014, për të verifikuar mënyrën e proçedimit për nxjerrjen jashtë përdorimit të kartmonedhave të dëmtuara. Grupi i hetuesve që po heton çështjen është paisur me çertifikatë sigurie, pasi të dhënat kosiderohen sekret shtetëror dhe ekonomik. Hetimi ka nisur pas kallëzimit të kontrollit të lartë të shtetit.
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë ti vërë në dispozicin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për periudhën 2010 -2014, për të verifikuar mënyrën se si ka proceduar ky institucion për nxjerrjen jashtë përdorimit të kartmonedhave të e vjetra.
Kërkesa ka ardhur pas hetimit të nisur nga njësia Task-Forcë pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Aktualisht me çështjen janë duke hetuar dy prokurorë dhe dy oficere të policisë gjyqësorë, të cilët janë pajisur fillimisht edhe me çertifikatë sigurie pasi këto të dhëna konsiderohen sekret shtetëror dhe ekonomik.
Madje mësohet se grupi i hetuesve kanë marrë kontakt edhe me stafin juridik të bankës dhe drejtues të administratës që kanë lidhje me këtë çështje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/raporti-i-klsh-prokuroria-shkrese-bsh-per-kartmonedhat-e-vjetra/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS