Ora News – Ligji i mbetjeve, Nishani nga SHBA: Do ta shoh me këshilltarët

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka paralajmëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndodhet për një vizite zyrtare se do të shqyrtojë sapo të kthehet në Shqipëri, kushtetuetshmërinë e ligjit për mbetjet.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kreu i Shtetit tha se ka parë reagime shqetësuese për ligjin.
Nishani: Nuk e kam parë ligjin e mbetjeve ende. Kur të shkoj në Tiranë do ta shoh me këshilltarët e mi.Pashë shqetësimin për ligjin e mbetjeve gjatë qëndrimit në SHBA.
Presidenti nuk kishte një koment direkt në lidhje me raportimet për kërcënimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, por u shpreh i shqetësuar për situatën në vend sa i takon krimit të organizuar, duke e cilësuar një problem serioz.
Presidenti kërkoi të nisë menjëherë puna për reformën në zgjedhore, duke kërkuar që politika të ulet ne tryezë me ndërkombëtarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-m...

Share This Video


Download

  
Report form