Ora News – Rama: Partitë që drejtohen nga pak duar, të prirura për të bërë keq

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në gjysmëfinalen e Fressh Voice, duke e vlerësuar këtë proces si mjaft të rëndësishëm për hapjen e Partisë Socialiste drejt Rinisë. Rama, tha se një parti e mbyllur dhe që drejtohet nga pak duar është e prirur t?i bëj keq vendit, ndaj ai tha se Fressh Voice, i garanton Partisë Socialiste një hapje të sigurt dhe një garë mjaft demokratike. Finalja e Fressh Voice, ku do të zgjidhet drejtuesi i ri i Formuit Rinor Eurosocialist dhe që do përcaktohen dhe liderat e gjenaeratës së ardhshme do të zhvillohet me 22 tetor.
FRESSH Voice ka përmbyllur gjysëm finale e saj, ku 8 të rinjë do të shkojnë në finale për të garuar për drejtuesin e ri të Forumit Rinor Euorsocialist por dhe si lidera të gjeneratës së ardhsme në Partinë Socialiste. Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në gjysmëfinale, duke e vlersuar FRESSH Voice, si një proces mjaft të rëndësishëm për Partinë Socialiste. Rama tha se forumi rinor është mjaft i rëndësishëm për partitë politike pasi garanton hapjen e tyre.
Rama: Politika ka një fuqi që mund të bëjë keq dhe nëse lihet në pak duar dhe nëse lihet në duar të gabuara, patjetër që fuqia e saj për të bërë keq është e jashtëzakonshme. Por nuk ka një fuqi që e zëvendëson politikën në aftësinë e brendshme e saj për të bërë mirë.

Anëtarët e jurisë Pandeli Majko dhe Elisa Spiropali, vlerësuan FRESSH Voice, si proces të demokratik për Partinë Socialiste dhe që garanton hapjen e kësaj force politike drejt të rinjëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-partite-qe-drejtohen-nga-pak-duar-te-prirura-per-te-bere-keq/

Share This Video


Download

  
Report form