Ora News –Letra e Aleksit, fëmijës shqiptar që Obama ia lexoi botës

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aleksi është vetëm 6 vjeç, djali i dy prindërve shqiptarë, i cili si shumë njerëz në botë, u prek nga pamjet zemërthyese të Omran Daqneesh, një djalë 5 vjeçar në Aleppo, Siri, ulur në një ambulancë, i tronditur teksa fshinte gjakun nga duart e tij.
Ai i shkroi një letër presidentit Obama dhe ai e lexoi në samitin që po mbahet në Nju Jork
Ja letra
I dashur Presidenti Obama
E mbani mend djalin që u mor nga ambulanca në Siri? A mundesh ta marrësh dhe ta sjellësh në shtëpinë tonë?dhe ne do ta presim me lule, flamuj e tullumbace.
Do t?i japim një familje dhe ai do të jetë vëllai ynë. Motra ime Catherine, do të grumbullojë flutura për të.
Në shkollë kam një shok nga Siria që quhet Omar dhe do t?ja prezantoj atij. Kështu mund të luajmë të gjithë sëbashku. Do ta ftojmë në festat e ditëlindjeve dhe do mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit. Ashtu siç bëmë me një shok nga Japonia. Të lutem thuaji atij se vëllai i tij do të jetë Alex, që është një djalë shumë i sjellshëm. Nëse nuk ka lodra, do t?i japim tonat. Do të ndaj dhe biçikletën time me të, dhe do ta mësoj si t?i japë. Do t?i mësoj mbledhjen dhe zbritjen në matematikë. Ai do mund t?i mbajë erë edhe pinguinit të Katerinës, e cila nuk lë asnjë ta preki.
Faleminderit shumë. Me zorr pres që të vish!

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/letra-e-aleksit-femijes-shqiptare-qe-obama-ia-lexoi-botes/

Share This Video


Download

  
Report form