Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti Ben Blushi mban fjalen ne Kuvend dhe është kundër ligjit të importit të mbetjeve:
Kë mbron ky ligj interesin publik apo privat. Ky mbron interesin privat. Nuk mbrojti interesin publik që kërkon pastërti.
Kush e qeveris Shqipërinë, një grup biznesmenësh që dje ishin me PD-në dhe sot kaloi me Rilindjen. Ky ligj u fut në Kuvend nga këta biznesmenë
Kush e qeveris Shqipërinë? Një grup biznesi që sjell ligje në parlament dhe ju përdor të dy palëve.
Fillimisht u bë një test brenda PS-së. Rilindja i hoqi kufijtë brenda PS-së për të futur mbetjet e krimit, injorancës. Dhe shtatë deputetë erdhën këtu. Ishin mbetje po votojnë për mbetje
Nëse fitojmë një lekë do të humbim 10 lekë. Pse kostoja e jetës së një njeriu është më e lirë se kostoja e një ton plehrave. Ky parlament do të marrë një mëkat shumë të madh nëse e kalon sot.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ben-blushi-deputetet-mbetje-po-votojne-mbetjet/