Ora News – Dhoma e Tregtisë mbështet legalizimin e kanabisit dhe prostitucionit

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka ka dënuar çdo lloj presioni dhe dhune ndaj investitorëve të huaj. Në një reagim për mediat pas largimit të investitorit libanez kompania e të cilit do të kryente një investim prej 450 milionë dollarë në vendin tonë, Jaka tha se Shqipëria duhet të krijojë mundësi dhe klimë të përshtatshme për investimet e huaja.
Jaka: Incidenti i ndodhur kohët e fundit është një incident që dënohet nga të gjithë dhe në mënyrë të veçantë nga dhoma e tregtisë, pra është një incident që nuk duhet ti ndodhë vetëm një investitori të huaj por asnjë investitori dhe qytetari shqiptar dhe në rastin konkret është shumë e rëndësishme që ne të fokusohemi për të bërë një analizë me qetësi dhe të presim edhe rezultatet e hetimit sepse është shumë e rëndësishme që mos promovojmë paraprakisht efekte dhe pasoja pa e ditur se kush ka qenë edhe shkaku i goditjes. Kemi një iniciative investimi që në 2008 dhe që akoma nuk është implementuar. Është shumë e rëndësishme që ne të ndërgjegjsohemi për seriozitetin e investitorëqve të huaj.
Gjatë konferencës për shtyp, Nikolin Jakaj u ndal edhe tek çështja e kanabist, kur propozoi legalizimin njësoj si Holanda.
Jaka: Pse mos zbatojmë edhe ne formulën e Holandës, Italisë apo dhe të Greqisë për lejimin e kanabisit për nevoja farmaceutike apo siç e lejon edhe ligjet europiane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dhoma-e-tregtise-mbeshtet-legalizimin-e-kanabisit-dhe-prostitucionit/

Share This Video


Download

  
Report form