Ora News –Hapja e negociatave, Bumçi: Nuk e meritojmë raportin pozitiv

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbledhja e Komisionit të Punëve të Jashtme është shoqëruar me debate të ashpra teksa opozita e ktheu vëmendjen tek ceshtje që mund të kthehen pengesë për hapjen e negociatave të vendit tonë në BE. Deputeti i PD, Aldo Bumci pasi renditi akuzat për blerjen e votës në Dibër dhe kultivimin e kanabisit në vend, u shpreh se pret një raport negativ për Shqipërinë nga Komisioni Europian, pasi Europa nuk mund të mbyllë sytë përballë kësaj situate. Për këtë deklaratë, ka reaguar deputeti tjetër i PD, Eduard Selami, i cili tha se pavarësisht shqetësimeve të opozitës, ajo nuk do të bëhet pengesë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Në rend të ditës të Komisionit të Punëve të Jashtme ishte diskutimi mbi mundësinë që Shqipëria të mund të çelë negociatat për anëtarësim me BE, pas miratimit të reformës në drejtësi.
Odeta Barbullushi: Vendi ka shënuar progres të mëtejshëm drejt përmbushjes të kritereve politike për anëtarësim. Këshilli theksoi se reforma në drejtësi mbetet kyçe për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.
Por Opozita e riktheu debatin tek ceshtjet që sipas saj mund të bëhen pengesë për hapjen e negociatave. Deputeti Aldo Bumçi ka ngritur edhe njëherë shqetësimin e mbjelljes së kanabisit në vend dhe ndikimin e tij edhe në rezultatin e zgjedhjeve në Dibër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hapja-e-negociatave-bumci-nuk-e-meritojme-raportin-pozitiv/

Share This Video


Download

  
Report form