Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një konferencë për mediat, kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili një ditë pas takimit me ambasadorët Lu dhe Vlahutin siguroi se vota e LSI do të jetë pro 6 ligjeve organike të mbetura që do të diskutohen në seancën e 29 shtatorit në parlament. Vasili garantoi vijimin e punës pavarësisht qëndrimit të opozitës. Zyrtari i LSI publikoi dhe nje amendament për ligjin e importit të plehrave qe i jep rol monitorues shoqerise civile ne dogana.
Pas largimit te opozites nga komsioni për reformën në drejtësi shumica po vijon e vetme miratimin e ligjeve organike të paketës kushtetuese.
Një ditë pas takimit me ambasadorët Lu dhe Vlahutin, kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili siguroi kompaktësinë e votave të PS dhe LSi për vijimin e punës.
Mosbesimi i shoqërisë civile për mënyrën e duhur të importit të mbetjeve, detyroi kreun e grupit parlamentar të LSi të paraqiste në Kuvend një amendament për këtë ligj, që i jep asaj rol monitorues në dogana. Ky propozim u mirëprit nga kreu i komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi.
Vasili foli edhe për takimin me Ambasadorët e SHBA dhe BE.
Bashkëbisedimi me gazetarët
Vasili, dje pasdite keni pasur një takim në Kryesinë e Kuvendit me dy ambasadorët, të BE dhe të SHBA, çfarë është diskutuar në këtë takim të djeshëm dhe së dyti, fati i ligjeve të mbetura të ligjeve organike, a do të jetë i ngjashëm me Vetingun meqenëse opozita në dy seanca e fundit të mbledhjes së komisionit nuk ka qenë e pranishme?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-deklarohet-per-7-ligjet-e-drejtesise-vote-pro-seancen-e-29-shtatorit/