Stop - Lutja për drejtësi, “Stop” liron të dënuarin padrejtësisht! (01 qershor 2017)

RTV KLAN 2017-11-11

Views 5

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Më 13 korrik 2016, ?Stop? transmetoi cështjen e një ndërtimi pa leje, për shkak të të cilit, Gjykata e Elbasanit dënoi të birin e atij që kishte ndërtuar. Gëzim Xhepexhiu vendos të arratiset dhe sot i drejtohet emisionit ?Stop? përmes Skype-t, me kërkesën e vetme, që Gjykata e Lartë të përshpejtojë procesin, pasi po jeton i izoluar.

?Babai im ka ndërtuar një hotel llixhë, meqë kishte llixhë në fshat. E ka ndërtuar pa leje, por si të pandehur, që ka thyer ligjin, jam marrë unë Gëzim Xhepexhiu, i biri i tij. Babai është gjallë, biles ka qenë në gjykatë ka pranuar që e ka bërë ai. Gjykata nuk i është bindur këtij sepse duke parë në moshë të thyer, ky nuk e mban burgun, por e mban i biri. Ndërtimin e ka bërë babai se unë jam me banim në Itali dhe burgun e bëj unë! Në gjithë dosjen që ka Gjykata e Apelit nuk gjendet asnjë... me leje ndërtimi është babai im, me kontratë dritash është babai im, me leje shfrytëzimi është babai im, me leje që e strukturon sot, që i ka dhënë leje Bashkia e Gramshit është prapë babai im!?

Gëzim Xhepexhiu, më datë 13 Korrik 2016, është shprehur se është marrë vendimi i prerë dhe se urdhri për arrestin e tij varej nga gjyqtari Arben Vrioni, i cili mund të lëshohej nga momenti në moment.

?Prandaj i bëj thirrje Presidentit, Ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm që ta shikojnë edhe një herë problemin tim!?

Por që prej këtij momenti, Gëzim Xhepexhiu është arratisur në drejtim të paditur dhe kërkon të kryejë një lidhje në Skype me emisionin ?STOP? për të kërkuar që gjykata të përshpejtojë procesin.

Gëzimi ? Përshëndetje!

Gazetarja ? Si jeni?

Gëzimi ? Dhe aq mirë nuk jam, se jam në arrati.

Gazetarja ? Kemi informacion se pas intervistës për emisionin ?STOP? ju jeni arratisur. Pse?

Gëzimi ? Për arsye sepse nuk isha unë shkaktari që duhet të kryente dënimin, por ishte ky. Ky është babai im! Ky zotëri, ky ka ndërtuar pa leje. A më kuptuat? Tani ne jemi të dy të dënuar, edhe babai im edhe unë. Babai im ëshët fajtor se ka ndërtuar pa leje. Po unë ç?kusur kam? Unë megjithëse jam arratisur nga Shqipëria, jam shumë i indinjuar sepse kam humbur me punë, kam humbur me dokumenta, i kam humbur të gjitha! Kuptohet edhe familjen sepse as me ato nuk mund të jetoj.

Emisionit ?STOP? i jam drejtuar vetëm e vetëm se pse po vonon data e gjyqit. Është hedhur shorti nga shtatori i 2016-ës dhe po vjen shtatori i 2017-ës.

Gazetarja ? Për sa kohë do të qëndrosh i fshehur?

Gëzimi ? Derisa të marrë një vendim Gjykata e Lartë.

Gazetarja ? Kush është apeli jot?

Gëzimi ? Të zhvillohet sa më shpejt gjyqi që të marr vesh kush do të dënohet. Do të dënohem unë apo babai? Ju faleminderit për intervistën! Shpresoj që do të ma zgjidhni sa më shpejt!

Gëzim Xhepexhiu i vendosur shprehet se do të jetoje në arrati deri sa të vendoset drejtësi dhe të dënohet ai që e ka bërë ndërtimin pa leje, pra i ati i tij,...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS