Report TV - Mungoi në mbledhjen e grupit deputeti i LSI takoi Ramën në Velipojë

Report TV 2017-11-07

Views 0

Pas përfundimit të takimit dy ditor me ministrat e kabinetit të ri në Velipojë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetin e LSI, Agron Çela.

Takimi mes Ramës dhe Çelës është zhvilluar në kompleksin e deputeti të LSI, që po ndërtohet në Velipojë.

Takimi kokë më kokë ka zgjatur për rreth 15 minuta, më pas kryeministri dhe deputeti i zgjedhur në qarkun e Shkodrës kanë ndjekur disa minuta punimet dhe janë larguar.

Share This Video


Download

  
Report form