Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
LSI do t?i qëndrojë fjalës për të bërë opozitë të fortë në parlament. Në mbledhjen e grupit parlamentar në prag të nisjes së legjislaturës së re, Petrit Vasali shprehet se keqqeverisja është e dukshme dhe për këtë qytetarët presin reagime konkrete nga deputetët.
Senca e së shtunës për konstituimin e kuvendit dhe nisja e sesionit të ri poltik, ka bërë që Lëvizja Socialiste për Integrim të mbledh grupin parlamentar. Kryetari i deputetëve të kësaj force politike Petrit Vasili, tha se qytetarët presin një opzoitë të fortë, pasi siç tha ai keqqeverisja është e dukshme dhe ka prodhuar situata kritike.
Vasili: Shqiptarët presin shumë pasi do të shohinm tek ai ato pritshmëri, atë fjalë të pathënë dhe tërë atë mllef të natyrshëm që atyre u buron për shkak të një keqqeverisje e cila është e dukshme, flet vetë. Pra ka prodhuar një situatë kritike të cilën ne do ta bëjmë evidenter para shqiptarëve, por pa u lodhur do të ofrojmë edhe mjaft alternativa.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-keqqeverisja-e-dukshme-qytetaret-kerkojne-reagim/