Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Besnik Baraj deputet i Partisë Socialiste do të drejtojë senacën e parë të kostituimit parlamenti të ri të dalë pas zgjedhjeve të qershorit.
Ora News kontaktoi me deputetin Baraj i cili konfirmoi se ishte njoftuar nga sekretaria e kuvendit se do të jetë ai që do të drejtojë dy seancat e kësaj të shtune.
Kjo pasi siç mësohet ish kryeminisyri Sali Berisha siç kishte bërë në vitin 2013 ka refuzuar ta drejtojë këtë senacë edhe pse është deputeti më i madh në moshë.
Po kështu mësohet se edhe dy deputetë e tjerë Halim Kosova dhe Tritan Shehu kanë refuzuar ta drejtojnë seancën duke u bërë kështu në bllok si opozitë.
Këtë të shtunë është parashkuar që Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet 2 herë.
Në orën 10:00, seanca parlamentare do të zgjedhë Këshillin e Verifikimit të Mandateve i cili do të mbarojë shqyrtimin e dokumentacionit të deputetëve brenda ditës, ndërsa në orën 18:00 seanca do të mblidhet për betimin e deputetëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/refuzuan-berisha-e-kosovabaraj-do-drejtoje-seancen-e-pare-parlamentare/