Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një analizë për Ora News, analisti Ben Andoni e sheh shqetësuese për të ardhmen e Kosovës marrëveshjen e PAN me AKR e Behgjet Pacollit. Një shqetësim i madh është edhe Lista Serbe.
Aleanca Kosova e Re pritet që në qeverinë e ardhshme të përfaqësohet me një zv/kryeministër, pesë ministri dhe me shtatë zëvendësministra. Ndërkohë PDK e cila ka marrë më shumë vota, ka vetëm 6 portofole ministrishë.?
?I gjithë konfigurimi në vetvete është tejet shqetësues për të ardhmen të punëve ekzekutive të Kosovës. Do të thotë të mos marrësh asnjë vendim strategjik. Të jesh shumë i penguar në cdo hap.? thotë analisti Ben Andoni.
?Zgjedhjet e fundit ashtu dhe ato të 2014 kanë treguar përfundimisht se morali politik në Kosovë është në kuotat më të ulëta.?
?Kosova po tregon me klasën e vet politike, se më shumë sesa shteti interes ka thjesht marrja e pushtetit. Kjo është vërtet shumë shqetësuese për mënyrën si po reflektohet në masën e madhe kosovare. Këto ditë ka pasur referime të shumta të njerëzve që po tentojnë të largohen nga Kosova, që kuptohet që burime të ndryshime kosovare i kanë hedhur poshtë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/analiza-konfigurimi-i-qeverise-se-re-te-kosoves-tejet-shqetesuese/