Një ditë pasi Gjykata e Lartë kroate i hapi rrugën ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi, Presidenti Ilir Meta ka thirrur në takim ambasadoren kroate në vendin tonë, Sanja Bujas Juraga. Mësohet se kreu i shtetit i ka shprehur shqetësimin për rrezikimin e jetës së Morinës në rast ekstradimi, dhe mosgarantimin e një procesi të drejtë.