Emri i madh i futbollit brazilian, José Roberto Gama de Oliveira, që të gjithë e njohin ndryshe si Bebeto, mbërriti në Tiranë, ku u prezantua si përfaqësuesi i Partizanit në Amerikën Latine. Puna e tij në këtë detyrë do të përqendrohet më shumë në krijimin e një akademie për të ardhmen e klubit kryeqytetas.