?Aldo Morning Show? ka bashkuar sot Anën nga Durrësi dhe Bledin nga Tirana.
Ka qenë 35-vjeçarja nga Durrësi që ka kërkuar të kontaktojë me Bledin. Të dy janë të divorcuar, Ana punon në rrobaqepsi dhe Bledi në një kompani private. Pas një bisede të shkurtër gjatë emisionit të dy kanë pranuar të shkëmbejnë numrat e telefonit për të folur privatisht me njëri-tjetrin.