Report TV - Niko Peleshi: Do të shkundim administratën,por jo shkurtime

Report TV 2017-10-24

Views 0

Ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka qenë i ftuari i parë në sezonin e ri në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? në Report Tv.

Ish-zv/kryeministri, tashmë në pozicionin e ri që pritet të marrë ka paralajmëruar një shkundje të administratës shtetërore pas zvogëlimit të numrit të agjencive nga 140 në 104, por sqaron se nuk bëhet fjalë për largim të punonjësve.

Peleshi ka mohuar zërat se ristrukturimi bëhet për të larguar nga administrata militantët e ish-partive aleate me të cilët PS qeverisi në 4 vitet e para.

?Nga 140 agjenci kemi propozuar të shkojë në 104, 30% e tkurrur në numër dhe jo në administratë, për të mos ngjalluar frikë për pushime nga puna. Administrata jonë është e vogël dhe e strukturuar keq.

Arkitektura e re synon modernizimin e administratës. Cilësia e administratës do të shkundet. Njerëzit ankohen për shërbimet, nuk iu intereson kostumi politik i punonjësit? deklaroi ai.

Por a e dëmton kontrollin shtetëror shkurtimi i agjencive me 30%? ?Besoj që inspektimi është një nga funksionet që e ka merituar të preket edhe kohë më parë.

Ne nuk kemi një ndarje të qartë mes funksioneve inspektuese, menaxhuese, i kemi miks shpeshherë.

Share This Video


Download

  
Report form