“Kryengritja” e grave, në 4 ditë 35 denoncime për dhunë në familje

RTV KLAN 2017-10-24

Views 2

Shifra të frikshme të raportimeve të dhunës në familje në të gjithë vendin. Në 4 ditët e fundit në komisariatet vendore të policisë janë evidentuar mbi 35 denoncime për dhunë në familje.

Nga Policia e Shtetit bëhet me dije se janë arrestuar për dhunë fizike dhe psikologjike brenda familjes 24 persona, ndërsa janë lëshuar 31 urdhra mbrojtjeje.

Rritja e numrit të denoncimeve për dhunë në familje ka ardhur menjëherë pas vrasjes nga ish -bashkëshorti të gjyqtares Fildese Hafizi.

Rasti më i rëndë është ai i Përrenjasit ku 40-vjeçari Ryzhdi Veizi mbrëmjen e së dielës ka dhunuar fizikisht duke i shkaktuar plagë të shumta bashkëshortes 34 vjeçare, e cila ndodhet e shtruar në spital.

Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Nuk kanë munguar në denoncimet e ditëve të fundit dhe dhuna ndaj prindërve.

Një 25-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi ka dhunuar duke goditur me grushte në fytyrë babanë 52-vjeçar./Klan Plus

Share This Video


Download

  
Report form