?Vrasja nuk të bën burrë, vrasja të bën vrasës?. Pesë ditë pas ekzekutimit të gjyqtares Fildeze Hafizi Shoqëria Civile ka zhvilluar një marshim homazh para Ministrisë së Drejtësisë dhe Parlamentit.
Ivana Dervishi, njëra nga aktivistet shprehet se Shoqëria Civile ende nuk ka vdekur, ndërsa protesta është bërë për të treguar se gratë dhe vajzat nuk janë vetëm.
?Kjo protestë është për të treguar se gratë dhe vajzat nuk janë vetëm dhe se Shoqëria Civile është gjallë.
Ne jemi këtu duke marrë shkas nga vrasja e gjyqtares dhe 12 vrasjeve brenda këtij viti të grave dhe vajzave.
U kërkojmë institucioneve që të ashpërsojnë dënimet ndaj vrasësve. Gjykata ti procedojnë më shpejt dhe urdhrat e mbrojtjeve të zbatohen. Jemi këtu për të ngritur zërin kundër këtyre padrejtësive.
Ne nuk na duhen shumë njerëz, por disa persona me ndërgjegje qytetare, gjerat e vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh? shprehet ajo.