Rama: Farsë me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave

RTV KLAN 2017-10-24

Views 6

Për katër vitet e ardhshme Akademia e Shkencave do të drejtohet nga Gudar Beqiraj.

28 nga 33 anëtarët i dhanë votën matematikanit që deri para zgjedhjeve mbante detyrën e nënkryetarit. Myzafer Korkuti, ish-kryetari u zgjodh nënkryetar.

I gjithë ky proces ky dy drejtuesit e Akademisë së Shkencave këmbyen pozicionet me njëri-tjetrin është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një farsë. Në një postim të tijin në rrjetet sociale, një orë para se të nisnin zgjedhjet në Akademinë e Shkencave, Rama, paralajmëroi se ?Nëse nuk reformohet, Akademia e Shkencave nuk do të marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të dorëzojë godinë! Prandaj stop farsës?.

Pas zgjedhjes si kryetar Gudar Beqiraj nuk nguroi të falenderonte kryeministrin për kontributin e dhënë në kërkimin shkencor.

Kryeministri postoi një reagim të dytë pas zgjedhjes, duke thënë se akademia zgjodhi farsën, ndaj do ti hiqen fondet dhe ato do t?i shkojnë Universitetit për kërkimet shkencore. Myzafer Korkuti replikoi duke thënë se kryeministri është i painformuar mbi procesin e zgjedhjeve.

Myzafer Korkuti tha se Akademia do të reformohet dhe për këtë janë gati tre variante. Ai sqaroi edhe pozicionin e Akademikut Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave në reformimin e institucionit pasi ky i fundit më herët i cilësoi zgjedhjet ashtu si edhe kryeministri një farsë.

Në pritje të një vendimi se cili nga tre variantet e propozuara për rigjallërimin e Akademisë së Shkencave do të zbatohet, emri i kryetarit të ri do të shkojë për dekretim nga Presidenti i Republikës. Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form