Mbi 100 vatra zjarri dhe mijëra hektarë me pisha te djegura vetëm në muajin Gusht.
Ky është bilanci katastrofik i kësaj vere në Gjirokastër.
Për fat nuk pati dëme në banesë dhe në njerëz, por dëmi në natyrë është i pallogaritshëm.
Me logjistike të dobët, infrastrukture të vështire, të pakte në numër, por megjithatë forcat zjarrfikëse thonë se bënë gjithçka mundën.
?Në vetëm në muaji Gusht kemi pasur 87 zjarri në vatra, 3 zjarre të tjera në godina si dhe tre ndërhyrje në shtëpi, Ndërhyrjet operacionale kanë qenë mbi 100?.
Sipas shefit të zjarrfikësve Kujtim Bizhga shumica e zjarreve kane qene të qëllimshëm nga banorë të zonës.
?Zjarret nuk i shkaktoi natyra, por dora e njeriut në shumicën e rasteve?.
Disa persona u ndaluan dhe arrestuan, por ky numër mbetet shume i vogël në krahasim me vatrat e zjarrit. Nuk ka ende një bilanc të saktë për sipërfaqet e djegura, por prefektura thotë se do te ngrejë grupe për verifikimin e tyre.
Tv Klan