Një lajm i pazakontë është raportuar sot nga Fieri.
Korespondeti raporton se banorëve të lagjes Dukas në Patos iu kanë ngordhur zogj dhe pula dhe përgjegjës për këtë është qelbësi. Banorët ankohen se qelbësi ka ngrënë 32 zogj dhe pula vetëm në një familje. Fillimisht banorët kanë menduar se këtë mund ta kenë bërë banorët për inat të njëri-tjetrit, por më pas kanë kuptuar se qelbësi ishte përgjegjësi.