Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 70 punonjës zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 150 forca ushtarake, rreth 50 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.