Ora News – Nga zjarri në Bushat u rrezikuan 10 banesa

Ora News Lajme 2017-10-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga zjarri në Bushat të Shkodrës u rrezikuan 10 banesa, ndërsa një banesë e braktisur u dogj. Sipas Emergjencave Civile, zjarri i cili filloi prej orës 12:00 u përhap me shpejtësi duke u favorizuar edhe nga era. 

"Si pasojë e erës së fortë, vatra e zjarrit, është përhapur me shpejtësi perreth, Zefjanës, duke përfshirë edhe sipërfaqe pranë ish repartit ushtarak në Zefjanë.

Si pasojë e flakëve të zjarrit, ka pasur edhe krisma armësh dhe shpërthime të municioneve të cilat mendohet se janë hedhur dhe ndodhen në zonë, që prej funksionimit të repartit ushtarak, por edhe të lëna në zonë gjatë trazirave të vitit 1997", thuhet në njoftimin e Emergjencave Civile Bashkia Vau i Dejes. 

Për të menaxhuar situatën e krijuar, si pasojë e përhapjes me shpejtësi të vatrës së zjarri, Drejtoria e Emergjencave Civile në Bashkinë Vau Dejës, nën koordinimin e Kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila, jane kanë koordinuar ndërhyrjen me të gjithë institucionet në varësi të Bashkisë Vau Dejës, duke përfshirë, reaprtin e zjarrfikësve, Shërbimin Pyjore dhe punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit në Bashkinë Vau Dejës, për të menaxhuar situatën e krijuar nga vatrat e zjarrit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nga-zjarri-ne-bushat-u-rrezikuan-10-banesa/

Share This Video


Download

  
Report form