Çako: Hetim aseteve të grupeve kriminale

RTV KLAN 2017-10-24

Views 0

Hetimi i pasurive dhe aseteve kriminale të fituara në rrugë të paligjshme të cilat nuk mund të justifikohen do të hetohen nga një Task Force në çdo Drejtori Vendore të Policisë. Po ashtu veprimtaria e këtyre grupeve kriminale duhet të kontrollohet me rreptësi dhe në detaj nga policia. Ky fakt u përcoll këtë të premte nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako tek vartësit e tij.

?Të saktësohet një plan i detajuar lidhur me gjetjen saktësimin dhe procedimin ndaj aseteve kriminale?.

Çako kërkoi rritje të përgjegjshmërisë së punonjësve të policisë në këtë proces, duke pohuar se edhe vlerësimi në punë për secilin nga punonjësit e policisë do të varet nga ky proces.

?Kërkohet përgjegjshmëri maksimale. Rezultati për gjithsecilin, do të prodhojë vlerësim për gjithsecilin, duke filluar nga drejtorët vendorë e deri tek efektivi më i fundit?.

Kreu i Policisë tha se kjo fazë do të analizohet nga Task Forca qendrore që pritet të kryesohet nga Kryeministri Rama. Një plan tjetër masash ka parashikuar edhe kontrollin e territorit sa i përket ndërtimeve pa leje, prerjes së paligjshme të pyejeve.



Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form