Report TV - Vrasja gjyqtares, autori tentoi të largohej me furgon, s’u dorëzua

Report TV 2017-10-24

Views 0

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, autori i vrasjes së Fildes Hafizai, Fadil Kasemi nuk është dorëzuar sikurse pretendohej deri më tani, por është arrestuar nga policia.

Sipas prokurorisë, pas vrasjes Fadil Kasemi kishte marrë një furgon duke i treguar armën shoferit, për tu larguar ng avendi i krimit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Kasemi ka marrë një furgon që shpërndante mallra, duke i kërkuar shoferit ta dërgonte në qendër.

Fillimisht Kasemi e ka fshehur armën, më pas e ka nxjerrë, duke e detyruar shoferin ti bindej fillimisht.

Shoferi i fugonit braktisi mjetin sapo pa një patrullë policies, të cilës i kërkoi për të ndërhyrë për të arrestuar Fadil Kasemin.

Share This Video


Download

  
Report form