http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë nga deklarata e kryeministrit Rama për kalimin në skaner të të gjithë automjeteve luksoze që sfidojnë ligjin, por dhe atyre që nuk justifikojnë pasuritë vjen dhe goditja e parë. Bylbyl Halili 31 vjeç nga Tropoja lëvizte me një makinë luksoze Porche Panamera në rrugën ?Bardhyl? në Tiranë, kur u ndalua nga forcat Shqiponja.
31-vjecarit iu gjet një pistoletë, ndërsa në çantën që mbante në makinë, iu sekuestruan dhe 2100 euro, si dhe 55 mijë lekë. Ndonëse pa precedentë penalë, policia bëri me dije se 31-vjecari nuk justifikonte makinën në pronësi të tij, por edhe paratë e gjetura në çantë të cilat sipas dëshmisë vinin nga puna jashtë vendit, por pa e specifikuar diçka të tillë.
Krahas kësaj, policia ka sekuestruar 5 automjete të tjera të dyshuara si të trafikuara. Për të gjitha rastet janë proceduar në gjendje të lirë dy persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Që nga apeli i kryeministrit, policia ka kontrolluar 919 mjete, si dhe verifikuar 1307 persona.