Report TV - Report Tv në pallatin ku banote gjyqtarja e vrarë Fildes Hafizi

Report TV 2017-10-24

Views 1

Familjarët dhe të afërmit e gjyqtares Fildes Hafizi rrëfejnë jashtë kameras së Report Tv, momentet e fundit të nënës së dy fëmijëve.

Ata thonë se ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi e kishte takuar dy herë në 10 ditët e fundit gjyqtaren.

Sipas tyre, fillimisht ai e kishte kërcënuar dhe i kishte kërkuar që ta lejonte të shkonte te shtëpia për të takuar fëmijët.

Familjarët: Ish-burri i tha do pendohesh
Ndërsa para 5 ditësh, rrëfejnë familjarë, ish-bashkëshorti i kishte dalë në rrugën pranë shtëpisë dhe i kishte kërkuar që të ribashkoheshin dhe të jetonin bashkë me fëmijët.

Kur Fildes Hafizi kishte refuzuar ai i kishte thënë: ?Do pendohesh për këtë që po bën".

Ish-bashkëshorti Fadil Kasemi ka pranuar krimin përpara uniformave blu, duke deklaruar se e vrau gjyqtaren pasi nuk e lejonte të takonte fëmijët.

Share This Video


Download

  
Report form