Udhëtimet e deputetëve jashtë vendit, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, duke përfshirë bileta avioni, hotele, dieta, dreka dhe darka, u kanë kushtuar 13 341 516 lekë taksapaguesve shqiptarë.
Shqiptarja.com zbardh 34 emrat e deputetëve që kanë udhëtuar jashtë vendit gjatë periudhës janar-korrik 2017, me paratë publike si dhe shpenzimet për secilin ligjvënës.
Në krye të listës, sa i takon kostos së vizitave jashtë vendit, ndoshta edhe për shkak të pozicionit të tyre në raport me marrëdhëniet me jashtë, qëndrojnë deputetët Namik Dokle me 1 919 563 lekë të shpenzuara, i ndjekur nga Arta Dade me 1 917 933 lekë të shpenzuara, Valentina Leskaj me 1 330 563 lekë të shpenzuara, Pandeli Majko me 820 504 lekë, Ilir Meta me 771 431 lekë, Luljeta Arapi me 576 950 lekë, Jozefina Topalli me 561 317 lekë të shpenzuara nga paratë publike, Anastas Angjeli me 525 712 lekë etj.