Gjatë urimit të tij Veliaj bëri me dije se puna për ndërtimin e xhamisë po vijon dhe pritet që ajo të hapet vitin e ardhshëm
"Ju uroj të gjithëve Gezuar Bajramin.Xhaminë do e hapim pas një viti dhe me në fund komuniteti mysliman i Tiranës do të ketë një hapësirë për besimtarët, por kjo xhami do të jetë hapësirë edhe për qytetin, do të ketë qendër kulturore, do të ketë muzeun më unik në Evropë të bashkëjetesës fetare dhe besoj se harmonia fetare nuk duhet marrë si e mirëqenë, por duhet të kurohet?, deklaroi Veliaj.
Veliaj shtoi se bashkia e Tiranës do të jetë në qendrat sociale gjithë ditën për të shpërndarë për njerëzit në nevojë vaktet e Bajramit.
?I ftoj qytetarët që me të njëjtën mirësi që funksionojnë sot, të funksionojnë përditë. Ne si qytet mundohemi që të jetojmë çdo ditë me këtë mision.Kjo është një festë për të shpërndarë mirësi dhe përkujdesje dhe është diçka që duhet praktikuar çdo ditë?, u shpreh Veliaj.