Me rastin festës së Kurban Bajramit politikanët shqiptarë kanë uruar shqiptarët duke përcjellë mesazhe urimi.
Ndër të parët të cilët ishin të cilët vizituan Komunitetin Mysliman ishin kryebashkiaku Veliaj dhe Presidenti Meta.
Meta:Çlirim nga brengat e vështirësitë
Presidenti Ilir Meta ka uruar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë.
Kreu i shtetit zhvilloi një vizitë te Komuniteti Mysliman, nga ku përcolli mesazhe për paqe dhe harmoni.
?Në këtë ditë të shenjtë, dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë por edhe të gjithë qytetarët për sakrificat e tyre. Uroj që kjo ditë ripërtëritje besimi të shërbejë për të çliruar shpirtrat nga brengat e vështirësitë e përditëshme e t?u japë më shumë forcë e besim për të ardhmen.