Report TV - Vritet gjyqtarja në Tiranë, qëllohet me armë nga ish-burri

Report TV 2017-10-24

Views 2

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte Tiranën,ku gjyqtarja 39-vjeçare Fildes Hafizi është vrarë me armë zjarri nga ish bashkëshorti 53-vjeçari Fadil Kasemi.

Vrasja u regjistrua në zonën e Xhamllikut, ku 39-vjeçarja ndodhej në makinën e saj tip Benz teksa ish bashkëshorti ka qëlluar me 2 plumba drejt saj duke e lënë të vdekur.

Mësohet se Hafizi sapo ishte emëruar në Gjykatën Administrative në Shkodër. Autori 53-vjeçar i identifikuar si Fadil Kasemi u vetdorëzua në polici.

Mësohet se Kasemi prej orësh e ka pritur ish-bashkëshorten për të finalizuar më pas edhe aktin e tij kriminal. Të shumtë ishin qytetarët në zonën e Xhamllikut të cilët u bënë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Zbardhet dëshmia e burrit: E vrava, pasi s?më linte të takoja fëmijët
Pas vrasjes së ish-gruas, Report Tv zbardh dëshminë e parë në polici të Fadil Kasemit. Para grupit hetimor ai është shprehur se prej vitesh kishte konflikte, pasi gruaja nuk e linte që të takonte fëmijët.

Fadil Kasemi pranon se e ka vrarë me koshiencë të plotë. ?Kisha konflikt prej vitesh, pasi nuk më linte asnjëherë të takoja djalin dhe vajzën.

Unë e vrava me koshiencë. E pranoj krimin. Edhe kur isha ne burg nuk m?i sillte fëmijët? ka deklaruar ai.

Aministia liroi para 8 muajsh vrasësin e gjyqtares
Kasemi mësohet se kishte 8 muaj që kishte dalë nga burgu pasi ka qenë i dënuar me 4 vite për veprat penale 'Dhunë në familje' dhe "Armëmbajtje pa leje'.

Por ai ka dalë nga burgu në 14 janar 2017 duke përfituar nga amnistia. Kasemi u dënua me vendim të Gjykatës së Kavajës më 28 prill 2016, ndërsa vendimi mban numrin 664.

Kasemi është dënuar nga gjyqtarët Luan Lusha, Eda Kaja dhe Markeljan Koco me 4 vite e 6 muaj burg ndërsa në aplikim të gjykimit të shkurtuar ai është dënuar përfundimisht me 3 vite burg.

Share This Video


Download

  
Report form