13 bashki nuk derdhin sigurimet shoqërore për punonjësit

RTV KLAN 2017-10-24

Views 2

Në listën e gjatë me 18 500 biznese që rezultojnë debitore pranë autoriteteve fiskale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron për bllokim të llogarive bankare edhe 13 bashki.

9 prej tyre kanë hyrë në listën e borxhit tatimor pas bashkimit që ndodhi nga reforma administrativo ? territoriale. Detyrimi që zyrat e pushtetit lokal kanë në tatime lidhet me mosderdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për një pjesë të stafit të tyre.

Në listën që tatimet kanë nxjerrë në faqen zyrtare duket që një pjesë e këtyre detyrimeve është krijuar vite më parë. Ka institucione të cilat nuk kanë derdhur kontributet në vitin 2012-të, e të tjera të cilat janë klasifikuar si debitore këtë vit. Drejtoritë e ujësjellësit, qendrat kulturore e madje vetë zyrat e punësimit, nuk kanë paguar sigurimet për stafin e tyre.

Tatimet kanë lënë 30 ditë kohë për të bërë derdhjen e detyrimit, ku nëse arrihet një marrëveshje, shumë prej institucioneve do tu jepet mundësia të paguajnë me këste, në të kundërt, do të nisë bllokimi i parave në bankë.

Pas 60 ditëve, nëse nuk do të ketë reagim masa e dytë është vendosja e sekuestros mbi pasurinë. Autoritet lokale kanë afro 65 milion euro borxhe ndaj palëve të treta, ndërsa Ministria e Financave një vit më parë hartoi një ligj i cili detyron këto autoritet që të shlyejnë të gjitha detyrimet.

Share This Video


Download

  
Report form