Kim Kardashian dhe familja e saj vendosën të dhurojnë gjysmë milioni dollarë për Houstonin e përmbytur prej rrebesheve të stuhisë ?Harvey?, duke iu rreshtuar kështu një sërë emrave të njohur si Jennifer Lopez, Dwayne Johnson, lojtari i NFL-së J. J. Watt dhe komediani Kevin Hart, të cilët kanë premtuar që të gjithë fonde për mijëra personat e prekur nga vala e shkatërrimeve në këtë zonë, e në mbarë Teksasin.