Buxheti i shtetit garanton fitimin e kompanisë që ndërton inceneratorin

RTV KLAN 2017-10-24

Views 2

Kontrata koncesionare për projektin e landfillit dhe inceneratorit të kryeqytetit do t?i ngjajë një pjesë të koncesioneve që janë firmosur në sektorin e shëndetësisë. Buxheti i shtetit do të garantojë riskun për kompaninë holandeze që bëri ofertën e pa kërkuar për të realizuar impiantin dhe u shpall fituese e tenderit.

Kompania Integrated Energy ka llogaritur se i duhet një minimum ditor mbetjesh në sasinë 700 ton , ku bashkitë që janë pjesë e qarkut Tiranë duhet t?ia shesin me çmim 29 euro për ton.

Nëse kjo sasi nuk realizohet paratë do të rimbursohen nga buxheti i shtetit. Në studimin e fizibilitetit firma parashikon një risk politik për të gjitha bashkitë : Tiranën, Vorën, Kamzën dhe Kavajën, të cilat në të ardhmen mund të mos respektojnë vendimin për të shitur mbetjet urbane, dhe kërkon që këtë garanci ose bindjen për bashkitë, ta mbajë autoriteti kontraktor, që në këtë rast është ministria e Mjedisit.

Por përveç shitjes së mbetjeve shoqëria kërkon që në kontratë të sanksionohet qartë që energjia elektrike që do të prodhohet nga termocentrali të blihet nga KESH, me një çmim 70 euro për megavat orë, kur çmimi mesatar i viteve të fundit nuk është më shumë se 40 euro për megavat ore.

Konçesionari pret që të gjenerojë të ardhura në masën 434milion euro, ku 128 milion janë shpenzimet e pjesa tjetër mbetet fitim. Paratë për të investuar do të merren kredi bankare. Në projektin e dorëzuar pranë autoriteteve kompania thotë se 100.5 milion euro të kapitalit do të formohen si detyrime, ndërsa pjesa tjetër do të realizohet nga fitimi që impianti do të realizojë në vitet e para të punimeve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form