TIRANE-Botuesi i gazetës ?Koha Jonë?, Nikoll Lesi është shoqëruar në policinë e kryeqytetit pasditen e djeshme.
Efektivët e policisë së Tiranës ushtruan një kontroll nëse kishte leje për vendosjen e një shkalle metalike në godinën ku është vendosur redaksia.
Nikoll Lesi ka deklaruar se gjithçka ka qenë me leje të rregulluat nga Bashkia e Tiranës dhe shkalla është vendosur për emergjencën e punonjësve dhe gazetarëve në rast zjarri, por policia e ka shoqëruar në komisariatin nr. 2.
Pas verifikimeve që u bënë në komisariat për lejen e shkallës, Lesi është lënë i lirë, ndërsa akuzon se ngjarja ka sfond politik.
?Reagim inatçor i njerëzve të kryeministrit Rama pas shkrimeve kritike ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të korruptuar të administratës ekzekutive.
Një kujtesë për kryeministrin Rama: Gazeta ?Koha Jone? ka provuar e përballuar dhunën dhe djegien e pushtetit të ish-presidentit Berisha si dhe presionin dhe gjyqet e ish-kryeministrit Nano.
Ndaj kujdes zoti Edi Rama, pasi dikur keni qenë edhe vetë gazetar dhe analist i kësaj gazete të lirë.