Konflikti i nisur në ambientet e brendshme të një lokali nate në Sarandë, ka përfunduar në të shtëna armësh dhe 3 persona të plagosur.
Rreth orës 3 të mëngjesit të së martës, disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërkohë që sherri ka vazhduar edhe në ambientet e jashtme të lokalit.
Identifikohen tre personat e plagosur
Pikërisht në fillim të shëtitores së Sarandës, pranë Hotel ?Butrintit?, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë, duke lënë të plagosur Besi Xhafajn 26 vjec, Anton Shyti 37 vjec dhe Fisnik Mucën bashkëpronarin e lokalit të natës.
10 të shtëna kanë dëgjuar banorët dhe turistët në Sarandë, ndërkohë që Besi Xhafaj dhe Anton Shyti janë sjellë në spitalin e Traumës pasi ishin të plagosur rëndë, ndërsa Fisnik Muca ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Sarandës.
Policia dyshon se kemi të bëjmë me një konflikt të rastit mes të rinjve, ndërkohë që më pas janë nxjerrë armët nga grupi tjetër.