Në bjeshkët e Thethit janë rikthyer jehonat e bukura të traditave kulturore. Një festival i veçantë është organizuar këto ditë në Theth nga muzikantët më të njohur Vlashent Sata, Shpat Deda e Elina Duni.
Festivali Za Fest i konceptuar me muzikë e rrëfenja nën hijen e malit u mbajt në Theth më 26 gusht. Pjesëmarrës ishte dhe artisti shqiptar me famë botërore Arben Bajraktaraj.
Vlashent Sata kryeorganizator i festivalit, është surprizuar nga interesi që ka zgjuar koncerti në zemër të maleve.
?Thethi ka nevojë për vëmendje, veriu ka nevojë për vëmendje sepse e dua shumë këtë vend, dua këto male çfarë bëjnë njerëzit këtu.Jam shumë i lumtur që Za fest u organizua për herë të parë këtu?, shprehet Vlashenti
Një rëndësi të veçantë i ka dhënë festivalit edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
"Jam shumë e kënaqur që në bukurinë e alpeve të Shqipërisë përmes artistëve tanë në Za festival promovojmë kulturën dhe traditën" thotë Ademi
Shpat Deda e Elina Duni kanë përcjellë perlat më të bukura të melosit të veriut, këngë plot melodi e romantizëm. Këto këngë edhe pse interpretohen në variante të ndryshme të muzikës moderne ruajnë në thelb freskinë e këtyre bjeshkëve, shprehet Shpat Deda
"Ndjenjë e veçantë të performoj në Theth. Më ka bërë përshtypje kauza që kam ardhur këtu, kauza për ta mbrojtur dhe promovuar këtë vend", shton Deda.