Report TV - Risitë e Qeverisë ‘Rama 2’ ministritë klasike s’preken, 5 të tjera shkrihen

Report TV 2017-10-24

Views 8

Nga kjo asamble Rama i njohu shqiptarët me disa risi dhe surpriza qeverisëse. Ministritë klasike nuk janë prekur në strukturë,- Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, e Drejtësisë dhe e Kulturës.

Ndërsa 5 ministri janë shkrirë plotësisht- ajo e Integrimit, Transportit, Inovacioni, Zhvillimi Urban, dhe Çështjet Vendore. Rama nuk përmendi se kush do t?i ushtrojë kompetencat e ministrive te shkrira, por me shume gjasa kompetencat e ministrisë së Integrimit do të kalojnë pranë ministrisë së jashtme, ndërsa ato te Transporti pranë Ministrisë së Energjisë dhe infrastrukturës.

Ndërsa ministritë e tjera që janë shkrirë, janë bashkuar me Ministrinë e Financave, Mjedisit, Shëndetësisë apo të Arsimit. Krijimi i dy ministrive të shtetit ishin koncepte të panjohura për qeveritë e deritanishme. Një ministri e posaçme për shqiptarët jashtë Atdheut që do të drejtohet nga Majko, do të plotësojë një kërkesë të kahershme mbi krijimin e një ministrie për Diasporën, kur më shumë se 1 milionë shqiptarë jetojnë nëpër botë. Sfidë e kësaj ministrie do të jetë sigurimi i votës së emigrantëve.

Koncept tërësisht i ri dhe i papritur është edhe ngritja e një ministrie shteti për mbrojtjen e sipërmarrësve. E drejtuar nga Sonila Qato, kjo ministri, siç edhe Rama e shpjegoi, do të mbrojë të gjithë investitorët nga abuzimet shtetërore dhe do t?i ndihmojë ata të ushtrojnë detyrën e tyre në Shqipëri më me lehtësi.

Share This Video


Download

  
Report form