Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ditën e sotme në kodrat e Ardenicës në Lushnje.
Zjarri rrezikon antenat e televizioneve që janë të vendosura në atë zonë.
Një sipërfaqe toke me peme dhe shkurre është përfshirë nga flakët, ndërsa po vijon të përhapet gjithnjë e më shumë.
Momentalisht në vendin e ngjarjes ka shkuar makina e zjarrfikëses dhe banorë të zonës, që po përpiqen të neutralizojnë zjarrin.
Nga zjarri rrezikohet edhe Manastiri.