Report TV - Mungesa e mirëmbajtjes, thahen pemët në aksin Tiranë- Rinas

Report TV 2017-10-24

Views 2

68 milion lekë janë paguar nga taksat e shqiptarëve për vendosjen e pemëve në aksin Qafë - Kashar- Rinas, por Ministria e Mjedisit, e cila ka bërë tenderin s?ka vendosur asnjë qindarkë për mirëmbajtjen e tyre.

Sot kur kanë kaluar tre vite nga shpallja e fituesit të tenderit dhe mbjelljes së pemëve situata është e trishtë, asnjë pemë s?është më e gjelbër dhe të gjitha janë tharë.

Ajo ç?ka duket me sy të lirë është se këto pemë janë tharë dhe mungesa e ujit apo mos mirëmbajta janë shkaqet që kanë prodhuar këtë pasojë.

Sipas kësaj kontrate që disponon Report Tv, në korrik të 2014 Ministria e Mjedisit ka tenderuar 68 396 651 lekë për ?Gjelbërimin dhe sistemin anësor të aksit rrugor, mbikalimi i Kazmës ? Qafa e Kasharit ? Rinas?.

Share This Video


Download

  
Report form