Një zjarr ka rënë ditën e sotme në postën në Patos të Fierit.
Mësohet se nga zjarri janë djegur fibrat optike që përcjellin sinjalet e internetit dhe televizionit privat.
Për momentin nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa po punohet për riparimin e fibrave optike.