Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 25 vjeçar në kryeqytet ra në prangat e policisë teksa u kap në flagrancë me me doza kokaine.
Finalizimi i operacionit policor të koduar ?Seller? çoi në arrestimin e Kataldo Mulaj, banues në Tiranë.
Policia thotë se i riu u kap në Rrugën ?Artan Lenja?, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Kokainë, në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë ky shtetas ka qënë duke udhëtuar me biçikletë.
Për këtë shtetas nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, disponoheshin informacione se kryente aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, duke marrë porosi me telefon dhe dorëzimin e bëntë duke udhëtuar me biçiklet, me qëllimin e shmangjes së kontrolleve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shiste-doza-kokaine-me-porosi-ne-telefon-arrestohet-i-riu-me-biciklete/