Report TV - Tiranë, ndërtoi pa leje te liqeni “arrest shtëpie” për 51 vjeçaren

Report TV 2017-10-24

Views 3

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë për 51- vjeçare Shiqere Hakajn, duke vendosur ?arrest shtëpie?.

Vetë Hakaj deklaroi para gjykatës se ajo ishte e pa punë dhe e pa dënuar më parë dhe se nuk kishte bërë ndërtim pa leje pasi lavazhi kishte qenë me kohë funksional

Sipas policisë së Tiranës, Shiqere Hakaj 51 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë ka ndërtuar pa leje e organeve kompetente në një sipërfaqe ndërtimi (lavazh) prej 150 m2.

Pas hetimeve të kryera, u pezullua shefi i komisariatit nr. 1 në Tiranë, Albert Xhaho, shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin nr 1, dhe patrulla e Policisë që mbulonte atë territor ku kryhej ndërtimi.

Share This Video


Download

  
Report form