Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një udhëtim në 203 vende të botës, për të shprehur solidaritet për njerëzit në nevojë. Është kjo historia e Ambasadorit të Dëshirës së mirë të Kryqit të Kuq, Thor Pedersen, i cili nisi udhëtimin e tij në vitin 2013 nga qyteti i tij në Kopenhagen. Këtë të mërkurë ai ishte në Shqipëri ku asistoi në simulimin e ndihmës së parë që vullnetarët e Kryqit të Kuq zhvilluan në parkun ?Rinia?, duke përcjellë mesazhe humanitare.
Me nje çante në kurriz dhe me vete dëshirën për të ndihmuar njerëz e për të përçuar tek ata mesazhe humanitare, Thor Pederesen la banesën e tij në Kopenhagen në tetor të vitit 2013 për të ndërrmarë një udhëtim në mbarë botën.
Në axhendën e Ambasadorit të dëshirës së mirë të Kryqit të Kuq përfshihen 203 shtete, të cilat do ti përshkojë e vizitojë përmes rrugës automobilistike, duke evituar fluturimet.
Këtë të mërkurë ai ndodhet në Shqipëri ku ka asistuar në simulimin e ndihmës së parë që vullnetarët e Kryqit të Kuq zhvilluan në parkun ?Rinia?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rreth-botes-per-6-vite-udhetimi-i-ambasadorit-te-deshires-se-mire-te-kryqit-te-kuq/