Skandali i fshehjes të dosjeve në gjykatën e Tiranës, ka bërë që të nisin verifikimet edhe në gjykatën e Lezhës dhe atë të Korçës. Verifikimet kanë nisur pasi në këto gjykata ka pasur lëvizje dosjesh.
Ndërkohë skandali I fshehjes së dosjeve në Gjykatën e Tiranës është zbuluar pas spostimit të dosjeve nga arkiva e gjykatës për në arkivën shtetërore në Lundër.
Kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro e kontaktuar nga ReportTV ka bërë me dije se bëhet fjalë për 299 dosje civile dhe 1 penale të cilat dhe pse duhet të ishin dërguar për rekurs në gjykatën e lartë janë mbajtur të fshehura. Pas publikimit të lajmit është shkarkuar nga detyra krysekretarja e Gjykatës së Tiranës Mimoz Cenaj si dhe një sekretare e sektorit.