Drejtuesit e ekipit të Skënderbeut nuk kanë ende asnjë shpjegim për incidentin me policinë maqedonase, një patrullë e së cilës i shoqëroi përgjatë kthimit nga Zagrebi, duke mos i lejuar të zbrisnin në territorin maqedonas as për nevojat personale.
Siç shikohet në këto pamje të xhiruara nga pjesëtarë të stafit të Skënderbeut, përpara autobusit të korçarëve prin një makinë e policisë maqedonase. Në momentin që autobusi ndalon, automjeti i policisë kthehet pas dhe oficeri zbret për të mos lejuar asnjë të zbresë.
Drejtues të Skënderbeut e denoncuan këtë rast në media si një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Ata thanë se nuk morën sqarime për këtë veprim të policisë maqedonase. Gjithsesi te Skënderbeu janë të përqendruar te ndeshja e kthimit me Dinamo Zagreb që do të luhet të enjten më Elbasan dhe vlen kualifikimin në grupet e Europa League./Tv Klan